Ofendimet ndaj Maignan, dënim ekzemplar për tifozin e Juventusit

Mike Maignan u përball me një situatë të pakëndshme në ndeshjen e 19 shtatorit kundër Juventusit. Një fans i bardhezinjve e ofendoi atë dhe më pas portieri bëri një reagim të gjatë.

Racizmi u dënua edhe nga klubi i Milanit, ndërkohë që tifozi i Juventusit pritet të marrë një dënim ekzemplar dhe madje e ka kërkuar vetë.

Ai ka pranuar gabimin e bërë dhe ka sugjeruar që të punojë si vullnetar në një shoqatë që ndihmon emigrantët, si dhe të japë një donacion

Tifozi i Juventusit i ka shkruar edhe një letër portierit të Milanit, Maignan, dhe i kërkon falje. Veç kësaj, ai dëshiron të organizojë edhe takime nëpër shkolla për të përcjellë mesazhin se racizmi nuk duhet të ekzistojë.

I takon gjykatës të vendosë nëse do pranojë të japë dënimin që tifozi është i gatshëm ta bëjë dhe të shlyejë kështu gabimin e bërë. Me siguri ai nuk do të lejohet në stadiume për disa vite. / oversport.tv