Oferta e fundit për rinovim, Barcelona i vendos ultimatum Dembele

E ardhmja e Ousmane Dembelé është akoma e paqartë. Futbollistit francez i skadon kontrata në qershor të vitit 2022, por rinovimi me Barcelonën nuk ka ardhur akoma.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, klubi blaugrana është i gatshëm që të bëjë një ofertë të fundit në drejtim të sulmuesit, që ka kohë që po mban peng drejtuesit në lidhje me çështjen e rinovimit.

Barcelona kërkon që të mbyllë sa më shpejt këtë marrëveshje, sepse në më pak se një muaj Dembele mund të gjejë një destinacion të ri për të ardhmen e tij.

Të shumta janë skuadrat që kërkojnë shërbimet e ish-sulmuesit të Borussia Dortmund, mbi të gjitha Tottenhami i Contes. / Oversport.tv