Oferta e Lazio më e ulët, Romagnoli mund të qëndrojë te Milani

Alessio Romagnoli mund të qëndrojë te Milani edhe përtej këtij sezoni futbollistik. Mbrojtësit i përfundon kontrata më 30 qershor.

Lazio është klubi më i lakuar si i interesuar për shërbimet e qendërmbrojtësit, i cili te Milani ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

Gianluca Di Marzio raporton së fundmi se oferta e kryeqytetasve është më e ulët se e Milanit dhe për momentin Romagnoli ndihet mirë në Milano, ndaj nuk e përjashton mundësinë e qëndrimit. / oversport.tv