Asi i Napolit këtë vit, padyshim që është Victor Osimhen i përkrahur nga Kvaratskhelia. Sulmuesi nigerian është pëlqyer shumë nga gjiganti i Premier League, i cili kërkoi ta transferonte që në janar.
Sipas “Sportmediaset”, Napoli ka marrë një ofertë tunduese nga Manchester United në merkaton e janarit për 24-vjeçarin. Bëhet fjalë për shifrën e 100 milionë eurove, e cila është refuzuar kategorikisht nga napolitanët.
Megjithatë, “djajtë e kuq” nuk kanë ndërmend të dorëzohen në këtë mision. Klubi anglez pritet të bëjë një tjetër ofertë për Napolin për të siguruar shërbimet e sulmuesit nigerian.
Në këtë sezon të Serie A, Victor Osimhen ka qenë mjaft deçiziv, i cili regjistron 17 paraqitje, 16 gola dhe katër asistime për Napolin e vendit të parë. /oversport.tv
Foto: SSC Napoli, Facebook