Oferta e PSG për transferimin Paul Pogba, sa larg me atë të Juventusit

Juventusi po tenton të transferojë Paul Pogba, i cili do të largohet si lojtar i lirë nga Manchester United në përfundim të këtij sezoni.

Fabrizio Romano shkruan se bardhezinjtë pritet të kenë një komunikim të dytë për rikthimin e mesfushorit francez në Torino.

Mediat në Itali kanë raportuar se oferta e bardhezinjve ka qenë 8 milionë euro në vit dhe bonuse 2 deri në 3 milionë euro.

PSG nga krahu tjetër i ka bërë një ofertë goxha më të mirë. Ekrem Konur shkruan se kryeqytetasit i ofrojnë Pogba një pagë bazë me vlerën e 12 milionë eurove, që ka goxha diferencë me ofertën e Juventusit. / oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook