Ofertë prej 18 milionë eurosh, Juventusi merr vendimin për talentin 19-vjeçar

Gjoba e majme dhe përjashtimi nga kupat e Europës kanë bërë që te Juventusi të ndryshojë edhe situata e merkatos. Tashmë “Zonja e Vjetër” duhet të grumbullojë më shumë para nga shitjet për të pasur mundësi që të përforcojë ekipin me emra të rëndësishëm.

Një prej lojtarëve që mund të largohet është edhe talenti Samuel Iling-Junior. Ky i fundit ka marrë një ofertë të rëndësishme nga Premier League prej 18 milionë eurosh.

Megjithatë, Juventusi e vlerëson të paktën 25 milionë euro talentin dhe ofertën e parë e ka refuzuar menjëherë. Sa i përket skuadrës që ka bërë këtë ofertë, mediat italiane nuk e bëjnë ende me dije. /oversport.tv