Oliveira prezantohet te Roma: Më pëlqejnë sfidat, nuk jemi të gjithë si Mbappe

Blerja më e re e Romës, Sergio Oliveria ka bërë prezantimin e tij zyrtar me klubin kryeqytetas. Ai dha një konferencë për shtyp ku foli mbi pritshmëritë që ka, arsyen pse zgjodhi Romën dhe dëshirën për të ndihmuar ekipin.

“Unë e kam dëshmuar vlerën time në futboll, jam në një moshë të pjekur dhe dua të ndihmoj Romën brenda dhe jashtë fushës. Trajneri është mësuar të fitojë dhe të luajë me lojtarë të mëdhenj. Ndihem si një lojtar më shumë për të ndihmuar Romën të arrijë qëllimet e saj.”

PSE ROMA- “Unë jam një futbollist që i pëlqejnë sfidat. I jam mirënjohës Portos që më solli në këto nivele. Kishim 5 vite bashkë dhe në fund të sezonit të kaluar doja një eksperiencë të re. Nuk kam frikë nga formula e huazimit. Unë duhet të dëshmoj vlerën time në ndeshje dhe në stërvitje për të qëndruar këtu për një kohë të gjatë”.

KOMBËTARJA-  “Qëllimi im është të kthehem në kombëtare. Trajneri e di më mirë këtë gjë”.

POZICIONI I PREFERUAR- “Pozicioni im ideal është në mesfushën me tre lojtarë, roli i numrit 8, kur luaj me dy mund të veproj edhe më mbrapa. Pastaj jam në dispozicion të trajnerit”.

LARGIMI I VONË NGA PORTO- “Rruga ime është normale. Jo të gjithë jemi Mbappe në moshën 20-vjeçare. Ishte një rritje graduale, mësova shumë në fushë dhe jashtë saj. Sot ndihem i kompletuar dhe nuk do të ndryshoja asgjë në rrugën time”.

NUMRI 27- “Ka qenë gjithmonë numri im, më pëlqen”. /oversport.tv