Olivier Giroud me Covid, izolohet nga ekipi

Olivier Giroud ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Milani përmes një reagimi zyrtar në faqen e vet në internet, duke siguruar që lojtari është mirë me shëndet dhe nuk ka patur kontakte me shokët e tjerë të skuadrës që pas ndeshjes me Cagliari-n.

Por për arsye sigurie, francezi do të qëndrojë në izolim në banesën e tij. Një lajm jo i mirë për Piolin, por tekniku shpreson që ta rikuperojë sulmuesin këto ditë që kampionati është pushim për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Lajm i mirë në kampin kuqezi është rikthimi i Zlatan Ibrahimovic në stërvitje më grupin.