Olsi Rama: Kualifikimi nuk komplikohet me “X”. Goli? Ishte faull te Masanga

Partizani barazoi kundër Vllaznisë dhe në fund pati një gol të anuluar për shkodranët me VAR. Një qëndrim për të e ka mbajtur edhe Olsi Rama, në deklaratën e dhënë për mediat pas ndeshjes.

“Sulmuesi i Vllaznisë ka vënë dorën te Masanga për t’u ngritur, këtë e pashë me përsëritje. Që të jem korrekt kur ankohem për arbitrat. Por të mos e kisha parë si detaj, do të kisha thënë që ishte gol i rregullt. Mendoj se faulli ka qenë te Masanga, pastaj u mbetet arbitrave që ta interpretojnë”.

Në lidhje me kalimin në finale, Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit shtoi: “Barazimi nuk kompromenton asgjë. E mira e Kupës është që janë dy ndeshje. E dinim që duhej të shkonim për të fituar me Vllazninë në Shkodër. E dimë që duhet ta bëjmë edhe në ndeshjen në kampionat. Ndaj normalisht nuk ndryshon asgjë.

Mbaj mend një herë e një kohë një ndeshje të Juventusit ndaj Bayern që thoshte Allegri dua të dalim 0-0. Atëherë ishte rregulli i golit në fushë kundërshtare e tani nuk është më. Tani do të na duhet patjetër që në çdo situatë të gjejmë golin dhe duhet të kthejmë e gjejmë atë aromën e golit dhe të kthehemi fitues”, tha Rama. / oversport.tv