Olsi Rama tërbohet me arbitrat: Hamit lezhjani ngelës, s’kanë as turp

Drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama ka reaguar për mediat mbi sfidën kundër Tiranës. Ai lëshoi një lumë kritikash ndaj gjyqtarëve, por i dha besim trajnerit Daja edhe pse ende nuk e ka arritur fitoren e parë.

REZERVA “Absolutisht asnjë rezervë, nuk ka rezerva fare. Çfarë të them unë? E mora në intervistë mbrojtësin e shtuar të Tiranës, i cili ndërpreu edhe atë aksionin pa dashje. Nuk ka më çfarë të them”.

PRESIONI- “Normalisht është një situatë që e përjetojmë edhe presionin. Megjithatë jam i bindur se po e përjetoj unë në një mënyrë që po mendoj nëse ia vlen të merresh me këtë punë apo jo. Tani kemi edhe VAR. Nuk është hera e parë me këtë Hamit lezhjanin, është përsëritës, është ngelës në vazhdimësi. Fatkeqësisht ka pak arbitra në Shqipëri, por mendoj që në situatën e VAR-it të ishim më të përgjegjshëm”.

ARBITRIMI- “Saliu kam që në fillim të korrikut që e kam parë në çdo stërvitje dhe në asnë jrast nuk ka kërkuar gjë. Është gjithë ai djalë dhe nuk rrëzohet kot. Vajta në dhomat e zhveshjes, më tregoi edhe syrin ku e kishte goditur. As me VAR nuk e panë.

Prokuroria me arbitrat shqiptarë do merret? Do merret me të gjithë një nga një? Këta duhet të kenë turp, një sedër që të vijnë në fushë të bëjnë më të mirën. Janë para tifozëve në stadium. Meqë ra fjala nuk më pëlqeu hedhja e shisheve, as në kombëtare. I ke në stadium VAR e të gjitha, këta vazhdojnë e i bien të njëjtës vegël”.

EKIPI- “Nuk kam rezerva ndaj djemve se të gjithë u munduan. Dhanë maksimumin duke filluar nga portieri. Ndërkohë që sigurisht nuk mund të jem 100% i kënaqur kur humbasim. Kushdo të jetë fajtor, djemtë e dinë që pavarësisht arbitrave a të tjerëve, të gjithë duhet të jenë për fitore. Stafi teknik të vazhdojë që të bëjmë atë kthesë që duhej të kishim bërë që më parë”. /oversport.tv