Merkato në kohën e rrjeteve sociale është padyshim më e bujshme. Mjafton një postim në Instagram dhe lajmi merr menjëherë vëmendjen maksimale, mes të vërtetave ose aludimeve.
Tek Interi ndodhi fillimisht me Marcelo Brozovic i cili postoi në Instagram një story me mesazhe lamtumire. Disa ditë më pas, ai u largua në drejtim të Al Nassr. Tashmë duket se është radha e Andre Onanës që po kërkohet me ngulm nga Manchester United.
Portieri kamerunas ka publikuar një fotografi në Instagram, ku kishte shkruar disa fjalë që mund të konsiderohen si lamtumire për zikaltrit. “Çdo jetë ka një histori dhe çdo histori ka një fund… kurrë mos u tall me askënd”, ishin fjalët e Onanës që tregojnë se ndoshta marrëveshja e largimit të tij është pranë. /oversport.tv