Onana sinjale Interit: Kur hap një derë, mbyll një tjetër! Është koha të largohem

“Kur hap një derë, duhet të mbyllësh një tjetër”. Ky ka qenë mesazhi që portieri i Ajax, Andre Onana ka dhënë për një transferim të mundshëm tek Interi. Portieri kamerunas ka hedhur edhe më shumë dritë mbi tratativat që e lidhin atë me klubin zikaltër.

Për Onanën ka kohë që po flitet për një kalim tek Interi me parametër zero. Kështu, në një intervistë të dhënë për VoetbalPrimeur, portieri foli mbi mundësinë e largimit, eksperiencën tek Ajax, si dhe mohoi kategorikisht se ka arritur një marrëveshje me klubet e tjera.

“Ndoshta është koha që unë të shkoj. Kam bërë gjithçka për këtë, kam dhënë gjithmonë më të mirën. Artikuj për mua dalin çdo ditë. Fillimisht ishte Arsenali, pastaj Lyon. Media mendon se ai duhet të më informojë për jetën time. Kam një marrëveshje me një klub tjetër? Unë kam ende një kontratë me Ajax. Është marrëzi ajo që po flitet”. /oversport.tv