Openda futet në librat e historisë, tre gola për 4 minuta si askush në Ligue 1

Sulmuesi Belg i Lens, Lois Openda ka shkruar emrin e tij në librat e historisë, pasi në sfidën e kampionatit francez kundër Clermont ka arritur të shënojë tre gola për 4 minuta dhe 30 sekonda.

Bëhet fjalë për tregolëshin më të shpejtë në historinë e Ligue 1 dhe të tretin në të historinë e 5 kampionateve kryesorë të Europës që nga viti 2000 e deri më sot.

Në vend të parë në këtë renditje të veçantë qëndron Sadio Mane, që ka arritur të shënojë 3 gola për 2 minuta e 56 sekonda në portën e Aston Villas në vitin 2015 kur sulmuesi luante për Southampton.

Në vendin e dytë qëndron Robert Lewandowski, që ka shënuar tre gola për 3 minuta e 22 sekonda me fanellën e Bayernit në portën e Wolfsburg në vitin 2015. / Oversport.tv