Operacion fshesa te Roma, Mourinho i bën dalje Kumbullës dhe 4 të tjerëve

Jose Mourinho ka reaguar menjëherë pas humbjes së pësuar në Norvegji kundër Bodo/Glimt. Portugezi ka dërguar në tribunë pesë prej atyre që ai nuk i ka në plane.

Mes tyre është edhe Marash Kumbulla, për të cilin klubi verdhekuq ka rënë dakord të paguajë 30 milion euro te Hellas Verona.

Në tribunë për ndeshjen kundër Napolit kanë funduar edhe Borja Mayoral, Gonzalo Villar, Amadou Diawara dhe Bryan Reynolds.

Të gjithë këta lojtarë nuk janë në planet e Mourinho dhe në janar do tentohen të shiten nga Roma dhe të zëvendësohen nga të tjerë. / oversport.tv