Operacioni kushton shumë, Milani heq dorë nga Marco Asensio

Marco Asensio tek Milani ishte një sugjerim merkatoje dhe duket se i tillë do të mbesë. Spanjolli kërkon largimin nga Reali i Madridit prej disa muajsh sepse nuk po i ofrohet rinovimi i kontratës dhe klubi duket se nuk ka ndërmend që ti rrisë pagën lojtarit që të qëndrojë në “Bernabeu”.

Asensio pretendon një pagë prej 8 milionë eurosh, shifër e lartë për Realin, prandaj agjentët e tij po shohin ndonjë destinacion të ri. Fillimisht Milani dukej i interesuar, por tashmë kuqezinjtë kanë hequr dorë për shkak të vlerës së lartë të operacionit.

Sipas asaj që shkruan “El Nacional”, paga e spanjollit tremb kuqezinjtë, që ndonëse i kanë mundësitë ekonomike për të plotësuar kërkesat e tij, nuk duan që të paguajnë 30 milionë për kartonin e tij. / Oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. , Facebook