Mike Maignan është operuar në kyçin e dorës së majtë ditën e sotme dhe klubi i Milanit ka dalë me një komunikatë dhe thekson se operimi ka shkuar mirë.
Gjithashtu italianët bëjnë me dije se portieri francez do të duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për 10 javë, çka praktikisht e lë atë jashtë në pjesën e parë të këtij sezoni.
“AC Milan mund të konfirmojë se Mike Maignan ka bërë një ndërhyrje artroskopike që identifikoi dëmtimin e një ligamenti në kyçin e dorës së majtë. Një vidë është fiksuar në kyçin e dorës për shkak të një problemi vaskular.
Operacioni i kryer nga Dr. Loris Pegoli, në prani të mjekut të Milanit Stefano Mazzoni, ka shkuar në mënyrë perfekte. Ai do të pushojë për 6 javë para se të fillojë procesin e rehabilitimit. Maignan pritet të jetë jashtë fushave për dhjetë javë”, shkruhet në komunikatën e Milanit. / oversport.tv