Operimi i Osimhen, flet kirurgu: Ja sa kohë duhet për rikthimin e tij

Sot Victor Osimhen do të operohet pas frakturave që pësoi në sfidën kundër Interit. Nigeriani u përplas në një duel me mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar çka e detyroi atë të lerë fushën e lojës dhe të shkojë në spital.

Megjithatë, në ditën e sotme ka folur vetë kirurgu që do të operoj Osimhen, Gianpaolo Tartaro. Ai tregoi më shumë mbi problemin e lojtarit, si dhe për kohën e nevojshme që atij i duhet për rikuperimin.

“Brenda një jave Osimhen do të jetë në gjendje të fillojë duke u ushtruar përsëri. Për 15 ditë ai do të jetë në gjendje të vrapojë. Për gjashtë javë do të jetë në gjendje të stërvitet. Megjithatë, duhet të presim për të thënë diçka të sigurt, koha mund të vlerësohet vetëm pas operacionit”. /oversport.tv