Operohet Florenzi, Pioli duhet të bëjë llogaritë një muaj pa të

Milan dhe Stefano Pioli do të duhet të luajnë pa Alessandro Florenzin për të paktën një muaj.

Mbrojtësi i kuqezinjve ju nënshtrua një operacioni në menisk pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Atletico Madrid në Champions League. Sipas burimeve zyrtare të Milanit, operacioni shkoi mirë dhe lojtari ka filluar fazën e rekuperimit.

Megjithatë ajo çfarë e shqetëson më së shumti trajnerin Pioli është numri i lartë i lojtarëve të dëmtuar ku së fundmi u shënua edhe Florenzi. Ai do të mungoj për të paktën 1 muaj. / oversport.tv