Operohet Florenzi, Pioli humbet lojtarin për të paktën pesë muaj

Milani humbet për pesë muaj Alessandro Florenzin. Anësori kuqezi ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale pas dëmtimit në kofshën e djathtë që pësoi në sfidën e 30 gushtit përballë Sassuolos dhe do të rikthehet në dispozicion të teknikut Pioli në mes të shkurtit të vitit të ardhshëm.

Operacioni është bërë në Finlandë në klinikën e profesorit Lasse Lempainen, ekspert në ortopedi dhe mjekësi sportive, që ka operuar edhe Spinazzolan.

Të premten Florenzi do të kthehet në Itali dhe do të nisë menjëherë programin e rehabilitimit. / Oversport.tv