Operohet Lucas Cardoso, Partizani zbulon kohën e rikuperimit

Lucas Cardoso, sulmuesi i Partizanit, është operuar ditën e sotme në supin e majtë pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen kundër Kukësit.

Operimi i brazilianit ka shkuar mirë, sikurse njofton edhe klubi i kuq përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale.

Cardoso me shume mundësi e ka mbyllur vitin, pasi i duhen 6 javë që të rikuperohet.

Sigurisht që pas operimit ai nuk mund të ketë formën maksimale sportive dhe trajneri Daja mund ta llogaritë atë për në janar e tutje. / oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)