Operohet me sukses Fikayo Tomori, Milani: Rikuperohet për 30 ditë

Fikayo Tomori ishte i pafat në ndeshjen e djeshme të Milanit në Kupën e Italisë kundër Genoa. Qendërmbrojtësi anglez pësoi një dëmtim në gjysmën e pjesës së parë dhe la fushën e blertë.

Kontrollet mjekësore konfirmuan një dëmtim në menisk dhe klubi i Milanit ka dalë me një deklaratë dhe bën me dije se Tomori e ka kryer me sukses operacionin.

Mes të tjerash kuqezinjtë bëjnë me dije se Tomorit i duhen 30 ditë që të rikuperohet dhe më pas do të nisë stërvitjen për të qenë në formën maksimale sportive. / oversport.tv