Operohet në menisk titullari i Egnatias, mund të ketë mbyllur vitin

Michael Agbekpornu, mesfushori afrikan i Egnatias, është operuar në menisk dhe do t’i duhen të paktën 6 javë të jetë gati për rrogozhinasit.

Mesfushori qendror u dëmtua në ndeshjen kundër Kastriotit dhe sot ka bërë ndërhyrjen dhe klubi rrogozhinas ka publikuar edhe foto.

23-vjeccari ganez ka luajtur në katër ndeshjet e para si titullar dhe në fund të dhjetorit, ose në janar më e keqja, do të jetë gati për trajnerin Gugash Magani. / oversport.tv