Operohet Tafas, gardiani i Kukësit rikthehet në fushë në vitin 2023

Portieri i Kukësit Angelo Tafas ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në menisk, pas dëmtimit që pësoi disa ditë më parë në stërvitje.

Operacioni ka dalë me sukses dhe tashmë gardiani i portës së Kukësit do të qëndrojë disa ditë pushim për të nisur më pas periudhën e rikuperimit.

Tafas ka mbyllur para kohe këtë vit kalendarik dhe pritet që të bashkohet me skuadrën gjatë muajit janar. / Oversport.tv