Numëri mbrapsht për garat europiane mbaroi dhe tani është ora e të vërtetës për Partizanin. “Demat e Kuq” luajnë sfidën e tyre të parë ndaj Bate Borisov në raund e parë kualifikues. Ndeshja do të luhet në “Air Albania” dhe do të startojë në orën 20:45, ndërsa keni mundësi ta ndiqni edhe përmes kanaleve që ofron platforma Tibo.
Do të jetë një ndeshje aspak e lehtë për Partizanin që do të ketë përballë një kundërshtar më të fortë në letër. Megjithatë, kryeqytetasit kanë besim se mund t’ia dali. Për trajnerin e ri Zoran Zekic është ndeshja e parë zyrtare nën drejtimin e Partizanit dhe kërkon ta nisë me këmbën e mbarë.
Nga ana tjetër Bate Borisov ka avantazhin se nuk vjen pas fazës përgatitore, por është në aktivitet sepse është duke u zhvilluar kampionati vendas.
Sa i përket formacionit të mundshëm, pritet të ketë debutim për tre afrime të kësaj vere, ku Qirko do të jetë i pari dhe do të mbrojë portën. Në mbrojtjen me katër Hadroj dhe Atanaskoski do të jenë nga krahët, ndërsa në qendër Telushi me Sotën.
Në mesfushë debuton Adnard Mehmeti që do të ketë në krahët e tij Arinaldo Rrapaj dhe Valentino Murataj. Në sulm Christian Mba do të mbështetet nga Da Silva dhe Cara, me këtë të fundit që është në balotazh me Eros Grezdën.
FORMACIONI I MUNDSHËM
PARTIZANI (4-3-3): Qirko; Hadroj, Telushi, Sota, Atanaskoski; Rrapaj, Mehmeti, Murataj; Da Silva, Mba, Cara
/oversport.tv