Orges Shehi: Laçi i fortë, Tirana tenton pikët që i duhen!

Tirana është një pikë larg titullit kampion. Pas humbjes me Kastriotin, kryesuesit e kampionatit do të përballen nesër me Laçin e vendit të dytë në transfertë. Kurbinasit kanë nevojë për pikë, pasi duan të sigurojnë sa më parë kupat e Europës.

Trajneri Orges Shehi për mediat ka deklaruar sot: “Laçi është një kundërshtar i fortë, vendi i dytë në kampionat. Duhet ta vlerësojmë këtë moment, skuadra është stërvitur mirë pas një ndeshje jo pozitive me Kastriotin.

Java nuk ka qenë e plotë nga e diela në të premte, kemi qenë më shumë me përgatitje në aspektin psikologjik. Në çdo periudhë të kampionatit ka një ngjeshje të kalendarit, e kemi kaluar edhe me pandeminë”.

“Nuk është shumë problem se çdo skuadër ka organikën për të bërë rotacion, ne fokusohemi te ndeshja e nesërme para ndeshjes së mesjavës së ardhshme. Gjithnjë kërkojmë të bëjmë më të mirën dhe të jemi dominant. Futemi në fushë për të marrë pikët që na duhen”.

“Nuk kemi pasur asnjëherë presion, edhe atë që kemi pasur kemi ditur ta menaxhojmë. Një autogol në sezonin e kaluar na nxori jashtë Europë me Laçin, por është diçka tjetër në këtë sezon. Ne shkojmë për të bërë më të mirën dhe për të kaluar ndeshjen ndaj Kastriotit”, tha Shehi. / oversport.tv