Oriali: S’di kush është më keq Turqia apo Portugalia, të pakënaqur me shortin

I shpërblyer në Monte Carlo me çmimin Goldenfoot, pjesëtari i satafit të ekipit të Italisë, Gabriele Oriali foli për rrugën që do të duhet të bëjë Italia për t’u kualifikuar në Botërorin e ardhshëm: “Jam krenar që marr këtë mirënjohje të rëndësishme, është bërë diçka e mirë”, e nisi fjalën e tij Oriali.

“Ne nuk jemi shumë të kënaqur me barazimin, shqetësimi është Portugalia. Shpresonim të luanim në shtëpi, nuk do të jetë kështu. Nuk e di se ku është më keq të luajmë atje apo në Turqi. Megjithatë, ne jemi të qartë fillimisht duhet menduar për Maqedoninë. Me shortin nuk jemi aspak të kënaqur”.

Më pas ai foli edhe për “Topin e Artë”, ku dha edhe emrin e lojtarit të tij të preferuar për ta fituar këtë trofe: “Jo për faktin se e kam lojtar, por do të them Jorginhon. I preferuari im është ai”, përfundoi fjalën e tij Lele Oriali. /oversport.tv