Origi ka vendosur të vishet kuqezi, firma vjen pas finales së Championsit

Tani nuk ka më dyshime: Divock Origi do të veshë fanellën e Milanit sezonin e ardhshëm, pasi do të firmosë një kontratë 4-vjeçare ku do të përfitojë 4 milionë plus bonuse në sezon.

“Calciomercato.com” siguron se është arritur marrëveshja mes palëve dhe sulmuesi belg do të firmosë kontratën e re me klubin kuqezi pas finales së Champions League, që Liverpool do të luajë kundër Realit të Madridit.

Sulmuesit i skadon kontrata me klubin anglez në fund të sezonit dhe për tu bashkuar me Milanin si lojtar i lirë ka refuzuar ofertat e klubeve angleze dhe gjermane. / Oversport.tv

Foto: Liverpool FC, Facebook