Osasuna mposht Sevillan dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Spanjës

Duhen 120 minuta lojë për të mësuar emrin e skuadrës së dytë që kualifikohet në gjysmëfinalet e Kupës së Spanjës. Osasuna mposht 2-1 në kohën shtesë Sevillan dhe siguron një biletë mes 4 skuadrave më të mira të turneut.

Shumë emocione ka dhuruar përballja e transmetuar Live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Osasuna zhbllokon sfidën në pjesën e dytë me Avila dhe flirton me kualifikimin, por një gol I En Nesery në minutën e 94-t çon ndeshjen në kohën shtesë. Në kohën shtesë është Ezzalzouli ai që shënon golin e dytë, që u dhuron vendasve kualifikimin në gjysmëfinale.

Pas Barcelonës, Osasuna bëhet skuadra e dytë që siguron një biletë mes 4 skuadrave më të mira të Kupës së Spanjës. Nesër luhet derbi I Madridit dhe Sfida Valencia-Bilbao, që do të përcaktojnë edhe 2 skuadrat e tjera gjysmëfinaliste. /Oversport.tv