Oscar del hapur: Më intereson Barcelona, klubet janë duke diskutuar  

Ditë më parë pushtoi mediat lajmi se Oscar mund të transferohet te Barcelona. Braziliani që është aktivizuar më parë te Chelsea është kërkuar nga Xavi dhe mundësia që ai të afrohet te klubi katalanas është shumë e lartë.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë braziliani. Ai dha një intervistë të gjatë për TNT Sports Brasil ku ndër të tjera foli edhe për merkaton dhe të ardhmen e tij.

“Barcelona dhe Shangai janë duke diskutuar. Ka interes dhe ka pasur kontakte. Barça, megjithatë, po kalon një periudhë të vështirë. Ka probleme në regjistrimin e lojtarëve për shkak të kufirit të pagës. Më duhet të flas edhe me klubin tim, ndoshta mund të bëhet në fund të sezonit,” përfundoi Oscar. /oversport.tv