E ardhmja e Victor Osimhen është vënë shumë herë në dyshim pas një sezoni fantastik të tijin me fanellën e Napolit. Në një intervistë të dhënë së fundmi, bomberi nigerian ka folur për situatën e tij tek kampionët e Italisë dhe për të ardhmen e tij.
“Nuk kam parë kurrë një qytet kaq të çmendur për futbollin, si napolitanët asnjë. Ata kanë një dashuri të pabesueshme për të gjithë lojtarët, kudo që shkoj jam i respektuar. Fëmijët në Napoli më duan, të rriturit më shikojnë, madje jam bërë idhull nga njerëzit që mbajnë maskën time.
Jam i kënaqur që kam bërë këtë zgjedhje, ishte gjëja më e duhur për të ardhur këtu. Fëmijët e mir dhe nipërit e mi, kur të lindin, do të kuptojnë se babai i tyre ka bërë diçka të jashtëzakonshme.
Tani po punoj shumë për të fituar më shumë, mund të thuhet se tani jam i varur nga trofetë. Titulli ishte trofeu i parë për mua me Napolin, mezi pres që sezonin e ardhshëm të fitoj më shumë.” – u shpreh Osimhen. /oversport.tv
Foto: SSC Napoli, Facebook