Osimhen: Faulli i Tomorit ishte penallti, te titulli kampion besojmë ende

“Scudetto? Sigurisht që ne besojmë ende, unë besoj shumë dhe tifozët duhet të vazhdojnë ta bëjnë këtë gjithashtu. Ne jemi të vetëdijshëm për forcën tonë. Mund ta imagjinoj se si do të ishte të fitonim Scudetton këtu, në këtë qytet dhe për këta njerëz”.

Kështu e ka nisur intervistën e tij sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen. Ai foli për Radio Kiss Kiss Napoli, ku ndër të tjera u ndal edh te raporti që ka me trajnerin Luciano Spalletti.

“Ne e dimë se nga tani deri në fund të sezonit do të kemi shumë ndeshje të vështira, por ne ende besojmë. Fitimi i Scudettos do të ishte diçka tepër e mrekullueshme për mua dhe për karrierën time, sepse unë jo vetëm që dua të shënoj shumë gola, por edhe të fitoj shumë trofe me këtë ekip. Mbi të gjitha, mendoj se tifozët e meritojnë ta arrijnë këtë objektiv dhe ta festojnë me ne”.

Sulmuesi nigerian më pas iu rikthye sfidës që humbi ndaj kuqezinjve: “Faulli i Tomorit ishte penallti. Nuk u përpoqa të simuloja sepse nëse do ta bëja do të merrja një karton të verdhë. Prisja që arbitri të shkonte në Var, por nuk ndodhi”.

Më pas ai nuk i kurseu fjalët lavdëruese për Spallettin: “Ai ka qenë thelbësor për rritjen time që kur erdhi. Mund të them vetëm një falenderim të madh për të, por jo vetëm unë, flas edhe në emër të shokëve të mi të skuadrës. Ai është gjithmonë i mirë për të na inkurajuar pavarësisht nga rezultatet dhe vështirësitë. Ai ka pasuruar çdo lojtar në skuadër, duke përfshirë edhe mua sigurisht. E di që mund të më mësojë ende shumë”. /oversport.tv

Foto: SSC Napoli Facebook