Osimhen karikon tifozët e Napolit: Keni pritur gjatë, tashmë është radha juaj

Një fitore e Napolit në fundjavë dhe një humbje e Lazios, përkthehet automatikisht më skuadrën e Spallettit të kurorëzuar si kampione e Italisë. Napoletanët mund të fitojnë matematikisht titullin kampion, që është thjeshtë çështje kohe dhe në qytet ka filluar të ndihet festa.

Por diçka e tillë nuk po ndihet vetëm mes tifozëve, por edhe mes lojtarëve. I fundit që ka karikuar edhe më shumë ambientin napoletan është ylli i ekipi Victor Osimhen. Ky i fundit ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thotë se ka ardhur koha e tifozëve dhe tashmë është radha e tyre për të festuar.

“Të dashur tifozë të Napolit. Keni pritur mjaftueshëm gjatë për këtë gjë. Tashmë është radha juaj”, shkruhej në postimin e Victor Osimhen. Sulmuesi nigerian ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Napolit në këtë sezon fantastik që kanë zhvilluar duke e udhëhequr skuadrën drejt titullit të tretë kampion në Serie A. /oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Victor Osimhen (@victorosimhen9)

Foto: SSC Napoli, Facebook