Një dëmtim me kombëtaren nigeriane, bëri që Victor Osimhen të humbasë supersfidën e javës së Serie A ndaj Milanit, gjithashtu ai rrezikon të humbasë ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League. Bomberi napolitan foli në një intervistë rreth dëmtimit të tij.
“Nuk është asgjë serioze, por dua t’i marr këto 10-12 ditë pushim për t’u rikuperuar sa më mirë. Jam i bindur se do të jem në çerekfinalen e Champions League kundër Milanit.
Dashuria e popullit të Napolit është e madhe, nuk kam pasur kurrë kaq shumë dashuri. Mezi pres të fitoj titullin kampion, jemi të gjithë të lumtur dhe po japim maksimumin për të realizuar ëndrrën tonë. Kur filloi sezoni, shumë pak besonin tek ne.”
RACIZMI – “Unë mendoj se është diçka që nuk mund të ndalet, por do të përpiqem të ndihmoj që ky fenomen të mposhtet. Nuk është bukur të gjykohesh për ngjyrën e lëkurës, fytyrës apo të trupit. Prindërit duhet të flasin me fëmijët e tyre dhe t’i bëjnë të kuptojnë se është e gabuar.” – u shpreh Osimhen. /oversport.tv