Osimhen pranë rikthimit: Jam 100% gati për Kupën e Afrikës

Në rast se Kupa e Afrikës nuk shtyhet, për Nigerinë, Victor Osimhen do të jetë 100% i gatshëm. Të paktën kështu ka thënë vetë sulmuesi i Napolit që po rikuperohet me hapa galopantë nga dëmtimi i pësuar kundër Interit.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Vetë nigeriani bëri një postim në Twitter ku tregoi gjithë gatishmërinë e tij për të përfaqësuar kombëtaren e tij. Në të shkruhej se ai është 100% i gatshëm për Kupën e Afrikës.

“Unë do të jem 100% i disponueshëm për Kupën e Afrikës, nëse nuk qëndroj jashtë listës së lojtarëve të përzgjedhur për të përfaqësuar Nigerinë”. Osimhen u dëmtua në sfidën midis Interit dhe Napolit në një përplasje me mbrojtësin Milan Skriniar. Pas dëmtimit ai u dërgua në spital dhe më pas iu nënshtrua një operacioni. /oversport.tv