Osimhen prish planet e Napolit, nigeriani nuk do të luajë kundër Salernitanës

Gjatë stërvitjes të mëngjesit në prag të sfidës së nesërme kundër Salernitanës në “Arechi”, trajneri Spalletti ka marrë një lajm të keq, pasi sulmuesi Osimhen ka lënë fushën e blertë i dëmtuar.

Ka qënë vetë klubi napoletan, që në faqen e tij zyrtare shkruan: “Osimhen u largua para kohe nga fusha e blertë për shkak të një shqetësimi muskulor. Sulmuesi nuk do të udhëtojë me skuadrën në transfertën e Salernos”.

Napoli humbet një nga lojtarët më në formë në këto momente, por në vend të nigerianit pritet që të luajë Mertens. Sa i përket lojtarëve të tjerë, është e sigurtë mungesa e Malcuit dhe mbeten për tu vlerësuar gjendja e Ounas dhe Manolas, që edhe nëse grumbullohen, vështirë se mund të luajnë si titullarë ndeshjen e nesërme kundër Salernitanës. /Oversport.tv