Osimhen qetëson tifozët: Nuk është dëmtim i rëndë, kthehem shpejt

Dëmtimi i Victor Osimhen ishte nota e vetme negative e mbrëmjes magjike të Napolit në stadiumin “Maradona”.

Sulmuesi nigerian, u detyrua që të lërë fushën e lojës në sfidën kundër Liverpool, për shkak të shqetësimit muskulor që e bezdis prej disa javësh.

Në një intervistë të dhënë për televizionin nigerian “Omasports”, lojtari ka qetësuar tifozët e Napolit.

“Nuk mendoj që dëmtimi është i rëndë. Të premten do të bëj disa vizita, por kam ndjesi pozitive. Dua që të kthehem sa më shpejt dhe të ndihmoj skuadrën. Kështu është futbolli, por duhet të shohim përpara. Falënderoj të gjithë ata që më kanë sjellë mesazhe”, ka thënë Osimhen. / Oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli, Twitter