Osmani: Derbi nuk ka nevojë për karikim, sot na duhej një si Devi Muka

Drejtori i Tiranës, Tefik Osmani ka folur për Oversport para fillimit të derbit.

“Si ndiqet derbi nga stoli? Sigurisht që ka ndryshim. Kur je në fushë si lojtar, duhet të japësh maksimumin si sportist. Ndërsa tani duhet të shohësh të gjithë grupin, që të japë maksimumin. Është e rëndësishme, që vijmë në derbi pas fitores. Por derbi nuk ka nevojë për karikim, sepse dihet që nuk ka nevojë për motivim kjo ndeshje.

Tirana aktuale dhe ajo kur luaje? Tirana ka ndryshuar shumë, që nga lojtarët, që atëherë ishin shumë të mirë. Edhe këta aktualët janë shumë cilësorë, por atëherë kishte lojtarë me peshë. Tani jemi një familje e vërtetë, ku përgjegjësinë kryesore e kemi ne që kemi më shumë eksperiencë. Nuk kërkohen më fajtorë te Tirana.

Kë do doje në fushë nga Tirana kur luaje? Më të rëndësishëm janë edhe lojtarët e stoli, sepse të gjithë janë të rëndësishëm, nuk mund të jap asnjë emër. Të them të vërtetën, Devi Muka do të na bënte punë”, ka thënë Osmani. / Oversport.tv