Ospina lë në baltë Napolin, grumbullohet Idasiak për sfidën kundër Romës

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e sotme kundër Romës, që do të luhet në orën 19:00 në “Maradona” dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Bien në sy mungesa e portierit David Ospina, që është larguar nga grumbullimi i skuadrës sepse ka shfaqur simptoma gripi.

“Ospina është larguar nga grumbullimi i skuadrës për shkak të simptomave të gripit. Lojtari ka bërë një tampon dhe ka rezultuar negativ. Në vend të tij është grumbulluar Hubert Idasiak”, shkruhet në njoftimin e klubit. / Oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli Twitter