Beteja mes Interit dhe Juventusit nuk është vetëm në fushën e lojës, por shpesh herë e kemi parë dhe në tregun e transferimeve. Kësaj radhe, gjigantët e Italisë duket se janë në garë për të blerë një lojtar nga Porto.
Agjenti i Otavio, ka konfirmuar në një intervistë interesimin për lojtarin. “Mund të them se në Itali e dëshirojnë shumë lojtarin dhe interesi do të vazhdojë. Po flasim për një lojtar që ka treguar vlerën e tij dhe që do të ishte gati për çdo klub. Otavio do të bënte shumë mirë në Itali.
Mund të konfirmoj se Interi është ndër klubet që e duan atë. Mendoj se dhe Juventusi do t’i bashkohet atyre në luftë për të pasur Otavion. Edhe pse lojtari nuk është në shitje, duhet theksuar se nëse e duan atë, duhet të paguhet klauzola e lirimit prej 40 milionë euro.” – u shpreh agjenti i Otavios. /oversport.tv
Foto: FC Porto, Facebook