Pas momenteve të terrorit që kaloi në shtëpi ku u grabit nga një hajdut, Adam Ounas ka treguar momentet e tmerrit. Ai tregoi me detaje situatën, megjithatë, në fund tha se tashmë është i qetë dhe i fokusuar te ndeshja ndaj Milanit.
“Kam pasur frikë dhe njeriu na mbylli në garazh për disa minuta. I dhashë gjithçka që kisha: orë, gjerdan, unazë dhe para. Hapi bagazhin dhe mori edhe një çantë. Ai për disa minuta nuk na lejoi të dilnim nga makina, më pas kur mori gjithçka u largua me vrap.
Në fillim mendova se ishte një nga fansat e shumtë që vijnë shpesh në shtëpi për të më kërkuar fanella, foto dhe autografe. Tani jam i qetë dhe dua të nxitoj dhe të largohem me pjesën tjetër të shokëve të skuadrës sepse kemi një garë vendimtare dhe dua vetëm të mendoj për këtë”. /oversport.tv