Oversport dhe Tibo surprizon sërish, e gjithë faza përgatitore dhe miqësoret e Interit ekskluzivisht në ekranin tonë  

Nuk ndalen surprizat për ndjekësit e Oversport dhe Tibo. E gjithë faza përgatitore e Interit mund të ndiqet live dhe ekskluzivisht në platformën Tibo përmes kanaleve të Oversport. Performancat e talentit shqiptar Kristjan Asllani nuk do të mungojnë jo vetëm në Serie A, por edhe në miqësoret që zikaltrit do të zhvillojnë.

Të gjitha ndeshjet miqësore që Interi do të zhvillojë gjatë fazës përgatitore në prag të Serie A (një tjetër eksluzivitet i Oversport dhe Tibo) do të transmetohen në ekranin tonë. Kështu, Romelu Lukaku, Kristjan Asllani dhe të gjithë yjet e Interit vijnë gjithmonë e më pranë falë platformës Tibo dhe kanaleve Oversport.

Kështu, më 12 korrik do të luhet ndeshja e parë miqësore e zikaltërve përballë Luganos, ndërsa do të pasohet me 4 ndeshje të tjera. Inter-Monaco do të jetë një tjetër sfidë që do të transmetohet më 16 korrik, ndërsa më 23 korrik do të keni mundësi të ndiqni Lens-Inter.

Po në korrik, në datën 30 Interi do të ndeshet me Lyonin në një tjetër sfidë miqësore, ndërsa ky grup ndeshjesh do të mbyllet me sfidën Inter-Villarreal, gjithmonë dhe ekskluzivisht në ekranin e Oversport dhe Tibo.

Ndërkohë që faza përgatitore e Interit ka nisur prej datës 6 korrik ku lojtarët janë grumbulluar nga tekniku Simone Inzaghit. Momente të përgatitjeve të zikaltërve mund t’i ndiqni po në platformën Tibo në kanalin Inter TV.

Gjithashtu më 13 korrik nis edhe sezoni 2022-2023 i Serie A ku të gjitha ndeshjet mund t’i ndiqni sërish në Oversport dhe Tibo. /oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)