Xhuliano Skuka te Metz dhe Redon Xhixha te Karabak. Çfarë i bashkon dy lojtarët e mësipërm, përveç faktit që ishin dy më të shtrenjtët në Superiore dhe që ishin goleadorët e kampionatit? I bashkon Oversport.
Platforma që ka siguruar të drejtat e futbollit shqiptar për 3 sezonet e ardhshme solli edhe risinë për të zgjedhur lojtarët më të mirë të muajit në Superiore. Dhe dy fituesit e parë ishin pikërisht Skuka dhe Xhixha. Sulmuesi i Partizanit u shpall lojtari më i mirë i muajit shtator, ndërsa ai i Tiranës lojtari më i mirë i muajit tetor. Kjo do të thotë se Oversport ka goditur në shenjë.
Dy sulmuesit nuk i kanë shpëtuar as syrit të menaxherëve të huaj, por sigurisht që çmimi si futbollisti i muajit ka shërbyer edhe për t’i promovuar ata në tregun jashtë vendit. Oversport nuk është vetëm transmetues, por edhe promovues i futbollit dhe i futbollistëve të kampionatit tonë.
Xhixha ka shënuar 11 gola deri tani në kampionat, ndërsa Skuka 10 gola.
GENTJAN ALINANI