Oversport sjell live emocionet e Derbit të Italisë, luhet edhe Roma-Napoli

Të premten rikthehet në fushën e blertë dhe në ekranin e Oversport kampionati italian i futbollit që do të zhvillojë ndeshjet e javës së 9-të.

Kjo javë e Serie A ka rezervuar disa përballje shumë interesante, ku padyshim spikat derbi i Italisë, që do të luhet të dielën në mbrëmje në “San Siro”, mes rivalëve historikë të Interit dhe Juventusit.

Një tjetër superndeshje do të luhet në “Olimpico” të Romës, ku vendasit e Murinhos do të masin forcat me kryesuesit e Napolit, në sfidën që njihet si Derbi i Jugut apo Derbi i Diellit.

Java e 9-të e Serie A nis me takimet Torino-Genoa dhe Sampdoria-Spezia që do të luhen ditën e premte.

Milani do të luajë në transfertë përballë Bolognas të shtunën në mbrëmje, ndërsa Salernitana-Empoli dhe Sassuolo-Venezias janë dy takimet e tjera të kësaj dite.

E diela nis me sfidën Atalanta-Udinese dhe vazhdon me përballjet Fiorentina-Cagliari dhe Verona-Lazio.

Në orën 18:00 vjen Derbi i Jugut, një superndeshje që nuk duhet humbur, ndërsa në mbrëmje “qershia mbi tortë”, kryendeshja Inter-Juventus.

Oversport do të sjellë një transmetim Live dhe Ekskluziv nga “San Siro” të Derbit të Italisë. Komenti më profesional vjen nga Alban Xhihani dhe Florian Myrtaj, ndërsa Cindy Marina sjell intervista live nga stadiumi dhe fusha e blertë. Shumë surpriza për shikuesit nga skuadra Oversport për këtë superndeshje.