Ditën e sotme, Christian Pulisic u bë lojtari më i ri që do të luajë për Milanin. Për sulmuesin 24-vjeçar nuk munguan as përgëzimet nga shokët e tij të kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Një prej tyre ishte dhe Florian Balogun, i cili uroi Pulisicin në aventurën e tij të re. “Paç fat në klubin tënd të ri, vëlla”, shkruan sulmuesi i Arsenalit në një story në Instagramin e tij personal.
Kjo situatë tashmë ka rritur besimin e tifozëve të Milanit për të dëshiruar gjithashtu dhe amerikanin tjetër në skuadër. Balogun është një nga profilet e shumta që kuqezinjtë kanë studiuar kohëve të fundit. /oversport.tv