Paga e tij do të rritet më shumë se dyfishi, Kvaratskhelia pranë rinovimit me Napolin

Napoli është i bindur të vazhdojë me Kvicha Kvaratskhelia edhe për disa vite të tjera. Kampionët e Italisë thuhet se janë gati të rrisin rrogën e yllit gjeorgjian më shumë se dyfishi që ai përfiton.

Paga aktuale e sulmuesit 22-vjeçar me klubin e Napolit është vetëm 1 milionë euro. Sipas italianes “Corriere dello Sport”, në rast të një marrëveshje të re mes klubit dhe sulmuesit, ky i fundit do të përfitonte një pagë pre 2.5 milionë euro.

Kontrata aktuale e Kvicha Kvaratskhelia me Napolin skadon në vitin 2027, në rast të një rinovimi të mundshëm ajo do të skadonte një vit më pas. 22-vjeçari u transferua tek klubi napolitan verën e vitit të kaluar për shifrën e 11 milionë euro.

Në 32 paraqitje me Napolin këtë sezon në Serie A, Kvaratskhelia ka arritur të realizojë 12 gola dhe të asistojë 13 herë. /oversport.tv