Është grabitur hoteli ku po qëndron ylli i PSG Lionel Messi. Hoteli ku argjentinasi po paguan 17 mijë euro në natë, ra pre e një grabitjeje nga një grup personash me maska.
Banda e maskuar ka hyrë nga një derë ballkoni e hapur në katin e gjashtë, vetëm një kat më lart se ku po qëndron Lionel Messi. Ata arritën të mernin bizhuteri me vlerë mijra dollarëshe dhe para cash.
Messi u akomodua në Hotelin Le Royal Monceau bashkë me familjen e tij pas transferimit në Paris.
Ajo çfarë i bën më shumë përshtypje autoriteteve pas ngjarjes është fakti se me ardhjen e argjentinasit siguria në hotel u përmirësua ndjeshëm, por megjithatë ishte një përmirësim jo aq i efektshëm. / oversport.tv