“Paintball” para derbit, pasdite ndryshe te Partizani

Partizani e ka nisur mjaft keq sezonin, duke mos marrë dot asnjë fitore në pesë javët e para të kampionatit.

“Demat e kuq” do mundohen të reagojnë të hënën në derbi dhe normalisht presioni për të marrë një rezultat pozitiv është i madh.

Stafi teknik ka menduar që të qetësojë futbollistët dhe për këtë arsye ditën e sotme ishte programuar një “stërvitje” ndryshe.

Futbollistët e Partizanit janë argëtuar duket luajtur “paintball”. Tani duhet të mendojnë për betejën e së hënës në “Air Albania Stadium” prej orës 19:45. / oversport.tv

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FK PARTIZANI (@fkpartizani)