Pak hapësira te Roma, Napoli piketon Marash Kumbullën

Marash Kumbulla nuk po kalon momentin më të mirë të karrierës. Kjo për faktin se forma aktuale që ai gëzon, nuk po përkthehet në minutazhin e duhur te Roma.

Mbrojtësi i Kombëtares, nuk është në listën e titullarëve të projektuar nga Mourinho, e për këtë, skuadra të tjera janë duke e ndjekur me kujdes situatën e mbrojtësit kuqezi. Së fundmi, Napoli është ekipi i radhës që është hedhur në sulm për shërbimet e tij.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Impenjimi i Koulibaly në Kupën e Afrikës dhe shitja e Manolas, bën që nevoja për një qendërmbrojtës te Napoli të jetë imediate.

“Corriere Dello Sport” bën me dije se Spalleti ka dhënë dakordësinë dhe drejtori Guintoli është duke punuar për këtë. Kumbulla shkëlqeu me Veronën dhe tanimë, nuk po gjen hapësirat që ai meriton te Roma.

Në rast se do të realizohet ky transferim, Kumbulla do të kishte mundësinë që të formonte dyshen e qendrës së mbrojtjes me Rrahmanin, kapitenin e Kosovës. / oversport.tv