Pallotta: Fair Play Financiar na bëri të shesim kampionë, Salah donte Anglinë

“Spalletti apo Di Francesco? Janë të dy profesionistë”, thotë James Pallotta, ish-presidenti i Romës, që në Twitter i është përgjigjur disa pyetjeve të tifozëve verdhekuq, edhe në lidhje me 11-en më të mirë të Romës, gjatë kohës që drejtohej nga ai.

“Kjo është e vështirë, kishte shumë lojtarë që më pëlqenin. Sigurisht që tani dikush do të më pyesë se përse i shita. Të gjithë për shkak të Fair Play Financiar, me përjashtim të Salah, që kishte diçka për të treguar në Premier League, pasi dikush kishte thënë se nuk mund të luante më në atë kampionat”.

Dikush i vë ne dukje se skuadra si Napoli apo Lazio nuk shesin lojtarë si Roma: “Nuk më duket se ata kanë patur rezultate të njëjta me ne”, ka përfunduar Pallotta. / Oversport.tv