Palmeiras është mbreti latin, fiton Copa Libertadores për të dytën herë radhazi  

Finalja e Copa Libertadores nuk mund të falte më shumë emocione, por pas 120 minutash Palmeiras mposhti në finale Flamengon në një ndeshje që i pati të gjitha. Kështu, brazilianët fitojnë kupën e dytë radhazi dhe bëhen mbretërit e Amerikës Latine.

Për sa i përket ndeshjes, rezultatin e hapi Veiga që në minutën e pestë të takimit. Megjithatë, gjithçka u baraspeshua nga ylli i Flamengos, Gabriel Barbosa. Sulmuesi që njihet ndryshe si Gabigol shfrytëzoi mjaft mirë një pasim të uruguajanit De Arrascaeta dhe baraspeshoi gjithçka.

Ndërkohë, për të shpallur fituesin u desh koha shtesë. Ishte Deyverson që vulosi gjithçka dhe i dha fitoren Palmeiras po në minutën e pestë, por kësaj radhe të shtesës. Kjo është hera e tretë që Palmerias fiton Copa Libertadores. Ata e kanë fituar më parë edhe në vitet 1999, dhe 2020. /oversport.tv